Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ BDI: Skandaloze qëndrimet e Vlen kundër gjuhës shqipe

4 Shtator, 15:53| Përditesimi: 4 Shtator, 15:55

  • Share

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që qëndrimet e 'hyzmeqarëve' të VMRO dhe shkelësve të vullnetit të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe janë skandaloze dhe të papranueshme.

Sipas BDI-së, çdo ditë, të parët e hyzmeqarëve, kryevazalët, dalin me qëndrime arsyetuese për deklaratën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kundër gjuhës shqipe dhe përsërisin qëndrimet e VMRO DPMNEsë.

“Ky hap do të jetë goditja e rradhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike. Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i VMRO DPMNE, konkretisht ish Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeveria me legjitimitet monoetnik. Justifikimi nga VLEN dhe mediat e afërta me to për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre. Presupozimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kryetarit të saj është presion politik mbi gjykatësit dhe bëhet me porosi nga qeveria me legjitimitet monoetnik për ti poshtërsuar shqiptarët”, thuhet në reagim./ Kosova Press

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?