Maqedoni e Veriut/ Persona të panjohur i vënë flakën zyrës së këshilltarit të BDI-së në Kumanovë

2 Dhjetor, 10:43| Përditesimi: 2 Dhjetor, 16:26

  • Share

Maqedoni e Veriut-Një seri zjarrvëniesh të dyshuara të qëllimshme kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës. Si pasojë u dogj automjeti I prokurorit shqiptar Xhelal Bajrami, një lokal, disa makina dhe pjesërisht një shtëpi të cilat u përfshinë nga zjarret.

Flaka i është vënë gjithashtu një zyre kontabiliteti dhe përkthimesh gjyqësore biznes I regjistruar në emër të këshilltarit komunal Fitor Jakupi nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Mediat lokale thonë se sulmi mund të jetë kryer me koktej molotovi ndërsa është tentuar të digjej edhe automjeti i një koloneli me inicialet E.D cka nuk është realizuar plotësisht pasi zjarrfikësit ia kanë dalë të shuajnë flakët.

Alsat në Maqedoni ka mësuar jozyrtarisht se kamerat në vëndngjarje në momentin e ngjarjes nuk kanë punuar dhe se nga grupi hetues dyshojnë se ato mund të jenë bllokuar më pajisje të posacme që neutralizojnë valët e internetit.

Për ngjarjen reagoi edhe partia BDI e Ali Ahmetit, e cila thotë se ngjarja djegia e disa makinave në Kumanovë janë janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike që qeveria jolegjitime ka krijuar. Partia BDI thotë se kemi të bëjmë më një krizë të rrezikshme që po përkeqësohet ccdo ditë ndërsa kërkon që të mos humbet kohë për hetimet dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë pasi cdo ditë vonesë është ftesë për ngjarje të tjera të tilla.

Partia e Ali Ahmetit e cilëson situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut alarmante dhe kërkon presion dhe reagim nga faktori ndërkombëtar, pasi urrejtja sic lexohet në deklaratë mund të marrin përmasa edhe më të rrezikshme.

 

lajm ne perditesim...

 

Ora 10:50
Incidentet kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, BDI:Një papërgjegjshmëri dhe krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë

1733132783_shperthimikumanove.jpg

Pas djegies së makinës të prokurorit Xhelal Bajrami dhe djegies së zyrës të këshilltarit të Kumanovës, Fitor Jakupi ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Në një deklaratë të tyren ata shprehen se kjo është një papërgjegjshmëri dhe një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.

Deklarata e plotë

Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të shqiptarëve u dogjën, janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike që kjo qeveri jolegjitime ka krijuar. Kjo nuk është më vetëm papërgjegjshmëri apo dështim – kjo është një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.

Kur qeveria nuk arrin të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe kur institucionet heshtin përpara veprimeve të tilla të urrejtjes, mesazhi që dërgohet është i qartë: shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit. Kjo qasje nuk është vetëm diskriminuese, por edhe thellësisht destabilizuese për të gjithë shoqërinë.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga faktori ndërkombëtar. Qartë është bërë e ditur se nga kjo qeveri e verbuar dhe e njëanshme nuk mund të presim as drejtësi dhe as përgjegjësi. Vetëm një presion ndërkombëtar mund të ndalojë këtë spirale të rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes, e cila po kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend.

Ne kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur përballë kësaj padrejtësie, dhe ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe mbrojtës i paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Por qartazi, kjo luftë për drejtësi dhe barazi nuk mund të vazhdojë vetëm. Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë tani, para se kjo urrejtje të marrë përmasa edhe më të rrezikshme.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?