Maqedoni e Veriut, në 24 orët e fundit regjistrohen 5 viktima dhe 175 raste të reja Covid

11 Qershor 2020, 14:38| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 14:43

  • Share

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit edhe pesë viktima të reja me koronavirusin e ri, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Viktimat janë: tre nga Shkupi, të moshës 59, 60 dhe 64-vjeçare dhe dy tjerë të moshës 72-vjeçare nga Gostivari dhe Prilepi.

Numri i përgjithshëm i viktimave, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në 169 dhe shumica prej tyre, apo 46 janë nga Shkupi.

Gjendja shëndetësore e të prekurve është thënë të jetë stabile.

Aktualisht, rreth 80 persona janë të shtrirë në spital ndërsa të tjerë janë me pasqyrë të qëndrueshme shëndetësore.

Gjatë ditës së enjte, edhe numri i të infektuarve ka dalë më i lartë sesa ditët e kaluara.

Nga testimi i 971 motrave, me koronavirus janë regjistruar 175 persona, prej tyre 131 në Shkup, 24 në Kumanovë ndërsa në tetë qytete tjera numri i të infektuarve është më i ulët se dhjetë.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të infektuar është më i lartë sesa i të shëruarve.

Që nga paraqitja e virusit, në Maqedoninë e Veriut janë testuar 40,004 persona dhe prej tyre 3,538 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?