Alex Salmond, ish-kryeministri i Skocisë që e udhëhoqi Skocinë në prag të pavarësisë, ka vdekur në moshën 69-vjeçare.
Mediat raportuan se ai u rrëzua pasi mbajti një fjalim në Maqedoninë e Veriut këtë të shtunë.
Kryeministri aktual i Skocisë, tha se ishte thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar, ndërsa kreu i qeverisë britanikë Keir Starmer e cilësoi Salmond një figurë monumentale.
Salmond u përball dhe u arrestua me akuza për ngacmim seksual, por u shpall i pafajshëm 4 vjet më parë. Disa vlerësuan se ai kishte qenë viktimë e një gjuetie shtrigash brenda partisë së tij.
Ai e mori detyrën në vitin 2007 dhe u tërhoq nga posti pasi dështoi të siguronte pavarësinë në referendumin e vitit 2014.