Foto nga protesta në Shkup, 18 mars 2025

Kosova & Rajoni

Maqedoni e Veriut/ Tragjedia me 59 viktima në Koçan, mijëra qytetarë protestojnë në Shkup, paralajmërojnë përshkallëzim

18 Mars, 19:20| Përditesimi: 18 Mars, 20:20

  • Share

MAQEDONI E VERIUT - Me 16 minuta heshtje dhe me drita të telefonave në duar, mijëra protestues u mblodhën në sheshin e Shkupit mbrëmjen e kësaj të marte, në protestën e organizuar për shkak të tragjedisë me 59 viktima në Koçan më 16 mars

Sipas Alsat, porositë që u dërguan nga disa qytetarë ishin që ajo që ndodhi në Koçan kurrë të mos përsëritet. Protesta ishte e qetë dhe në heshtje dhe pa fjalime.

Në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se do të protestohet edhe me bllokim rrugësh por jo në këto ditë kritike.

 Në Maqedoninë e Veriut flamujt u ulën në gjysmështizë në ditën e parë të 7 ditëve të zisë kombëtare. 

Prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen. Në Koçan u zhvilluan disa protesta. Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia. Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.

59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv në diskotekën "Koçan Puls" ndërsa 155 të plagosur po vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës së Koçanit, por dhe shtete të tjera. 20 prej tyre janë raportuar në gjendje më të rëndë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?