Pas infektimit të tre deputetëve me Covid-19, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mund të rikthehet në mbajtjen e seancave online . Kryeministri i vendit Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do e rekomandojnë diçka të tillë.
“Javën e kaluar ministri i shëndetësie Venko Filipçe propozoi që Qeveria të filloj me punë online. Ne në qeveri nuk kemi ndonjë person të infektuar me koronavirus dhe ja kemi propozim që të punojmë online, ndërsa Kuvendi me 2-3 deputetë të infektuar është mirë që të kenë parasysh interesin e qytetarëve dhe institucioneve tjera dhe të shqyrtojnë mundësin që të punojnë online, që të mos vije deri te bllokimi i punës së këtij institucioni”, tha Zaev.
Sipas Zaev kjo është masa e duhur për të siguruar vazhdimësinë e punës së kuvendit edhe në këtë kohë krize.