Zaev-Tsipras

Kosova & Rajoni

Maqedoni, opozita do anulojë Marrëveshjen e Prespës, Zaev: Do shkatërronte të ardhmen e vendit

21 Janar 2020, 13:01| Përditesimi: 21 Janar 2020, 13:05

  • Share

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka akuzuar liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski se po rrezikon stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut me kërcënimet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës nëse fiton zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.

Zaev tha se anulimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë për çështjen e emrit, do ta kthente Maqedoninë e Veriut 25 vjet mbrapa.

Maqedonia e Veriut, - tha Zaev- paskësaj jo vetëm që nuk do të pranohej në NATO por do të mbetej edhe jashtë Bashkimit Europian.

Ish kryeministri maqedonas tha gjithashtu se “Pa Marrëveshjen e Prespës Maqedonia do të humbiste  mbështetjen e partnerëve strategjikë, do të riktheheshin bllokadat nga ana e Greqisë si dhe do të kemi paqëndrueshmëri të brendshme dhe rreziqe për konflikte”.

Zaev i bëri thirrje Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së që të ndalojë me tezat e rrezikshme dhe manipuluese për rrëzimin ose ndryshimin e marrëveshjes, duke thënë se pa Marrëveshjen e Prespës nuk do të ketë të ardhme për Maqedoninë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?