Ermira Selimi, studentja shqiptare

Maqedoni/ Studentja shqiptare merr inciativën e vyer, synon të hapë bibliotekën e parë në gjuhën shqipe në qytetin e Manastirit

17 Janar 2023, 14:04| Përditesimi: 17 Janar 2023, 14:24

  • Share

Ermira Selimi është një student shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila ka ndërmarrë një iniciativë të vyer për të hapur një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe në qytetin e Manastirit. Ajo dëshiron të prezantohet si një studente e thjeshtë, e cila po lufton për mbrojtjen e gjuhe shqipe në qytetin e alfabetit shqip, prandaj  është është kthyer në personazhin e ditës në trevat shqiptare.

Ermira  ka marrë vëmendjen e popullit të Maqedonisë dhe Shqipërisë duke treguar që ka ende një përfaqësim shqiptar në atë shtet dhe për më tepër interes për dije dhe për rrënjët shqiptare.

Manastiri është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni i cili ndodhet në pjesën jugore të vendit. Ai është qyteti në të cilin është krijuar alfabeti shqip. Qyteti është një qendër administrative, kulturore, industriale, komerciale, dhe edukative.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valter miska: 26/01/2023 17:37

    Pershendetje. Nisme shume e bukur vijim te asaj nisme te madhe kombetare qe ka nis ne Manastir ne 1908. Kam ne bibloteken time personale libra te femijeris time " bibloteka e pionierit te viteve 70". Si mund tju a dhuroj? Respekte

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 18/01/2023 13:29

    INICIATIVE SHUME E QELLUAR, NISME SIMBOLIKE ME PERMBAJTJE KOMBETARE, ATY NESEN SHKRONJATE, ATY TE NISIN LIBRAT, ATY KA NISUR GJUHA, ATY NISI LIRIA.ATY TE RIKTHET GJUHA SHQIPE, ATY RIKTHETE SHQIPTARIA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?