Maqedonia e Veriut/ Arben Taravari shkarkohet nga kryetar i Aleancës për Shqiptarët pasi shkeli statutin e partisë

10 Shkurt, 18:04| Përditesimi: 10 Shkurt, 18:07

  • Share

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari është shkarkuar nga posti drejtues në parti pas krizës që shkaktoi në parti duke shkelur statutin e saj

Vendimi u mor Kuvendi Qendror i kësaj partie, mbledhje e cila u thirr nga kryetari i kësaj strukture, Ziadin Sela, themelues i këtij grupi politik.

Raportohet se nga 108 delegatë që ishin të pranishëm në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët, 106 prej tyre votuan për shkarkimin e Taravarit, ndërsa 1 votë u regjistrua abstenim dhe 1 kundër.

Javën e ardhshme pritet të thirret Kongres i i partisë dhe të vuloset shkarkimi i kryetarit Arben Taravari.

Arben Taravari doli mbi statutin dhe Kryesinë e ASH kur njoftoi kalimin në koalicionin opozitar LEN për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Nga ana tjetër, shumica e Kryesisë dhe Kuvendit Qendror mbështesin tezën e daljes vetëm të ASH në zgjedhjet për Kuvendin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.

Pas shkarkimit të tij, Taravari shkruan në rrjetet sociale se çështja se kujt i përket ASH do të zgjidhet nga gjykata.

“Kauza jonë është Ndryshimi! Përpjekjet e BDI-së dhe skenaristit Grubi për të na defokusuar tek kinse “e kujt është partia” janë të dështuara. Prej sot nuk merremi më me këtë gjë. Kushdo që ka ankesa le t’i drejtohet Gjykatës. Kauza Jonë është Ndryshimi që Ka Nis! 8 maji afron çdo ditë e më shumë”,- deklaron Taravari.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?