Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Publike, ka bërë të ditur se ka arrestuar 3 persona të cilët kanë vepruar si terrorist në territorin e vendit.
Gjatë aksionit u arrestuan tre anëtarë të grupit të njohur me emrin ‘Celula’, ndërsa u konfiskua edhe një sasi e madhe e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera.
Tre të arrestuarit jan me origjinë nga Kumanova dhe sipas njoftimit të policisë, ata janë persona të kthyer nga luftërat jashtë Maqedonisë së Veriut dhe që më parë kanë vuajtur dënime me burgim për veprën penale "pjesëmarrje në ushtri të huaj, në formacione paraushtarake dhe para-policore”.
Qëllimi i këtij grupi, siç bëhet e ditur në njoftim, ishte kryerja e akteve terroriste në territorin e Maqedonisë së Veriut.