Maqedonia e Veriut do vendosë për mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë

2 Korrik 2020, 17:17| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 17:20

  • Share

Komisioni shtetëror për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut, do të vendos nesër  nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në vende fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtoj vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën, teksa edhe  nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende.

“Komisioni për Sëmundje Infektive vazhdon në mënyrë aktive të vëzhgojë situatën epidemiologjike shkaktuar nga Covid në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave në kufij do të jetë për shkak të parandalimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e Komisionit.

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë dramatike situata prej pandemisë nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndëtësore, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga infeksioni i koronavirusit, shifër që e rrit në 321 numrin total të atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?