Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut fillon vaksinimin e gazetarëve me Sputnik V

12 Prill 2021, 13:09| Përditesimi: 12 Prill 2021, 13:11

  • Share

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur sot vaksinimi i gazetarëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësor. Sipas Shoqatës së Gazetarëve për tu vaksinuar ishin paraqitur 631 persona që kanë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë,  më sëmundje tjera shoqëruese si dhe të moshës mbi 40 vjeç.

Gazetarët, sikur edhe grupet e tjera me rrezik janë vaksinuar me vaksinën ruse SputnikV. Me vaksinën AstraZeneca po vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç.

Deri të hënën në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 24 mijë persona.  Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur për uljen e numrit të pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitale, sikur edhe për numrin e të infektuarve.

Ai ka thënë se të hënën numri i të infektuarve është rreth 300, por se një statistikë më e saktë nëse ka ose jo ulje të numrit do të dihet të martën, meqë gjatë fundjavës numri i testeve të bëra është më i vogël se ditëve tjera.

Maqedonia e Veriut deri të hënën ka realizuar rreth 700 mijë teste, prej të cilëve 141 mijë janë diagnostikuar me covid-19, prej tyre 4.228 e kanë humbur jetën, mbi 116 mijë janë shëruar ndërsa mbi 20 mijë janë ende aktiv.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?