Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut merr vendimin: Dozë e tretë vaksine për qytetarët mbi 60-vjeç

23 Shtator 2021, 17:05| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 17:09

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Nga dita e hënë në Maqedoninë  e Veriut do të fillojë aplikimi i dozës së tretë të vaksinë anti-COVID. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërsa bëri me dije se dozën e tretë do e marrin vetëm personat mbi 60 vjeç. Autoritet shëndetësore rekomandojnë Pfizer për dozën e tretë.

“Nuk ka nevojë që qytetarët tanë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës. Ne tani japim kritere sipas përvojave të shteteve tjera apo instituteve ndërkombëtare se cilat janë ato kategori të qytetarëve që duhet të vaksinohen. Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë, mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinave. Ka sasi të mjaftueshme në cilindo pikë. Ky proces do të filloj të hënën sepse disa çështje duhet të përgatiten edhe në sistemin elektronik”, tha Venko Filipçe.

Në fjalën e tij, ministri u shpreh se duhet të kalojnë të paktën 6 muaj nga marrja e dozës së dytë, në mënyrë që qytetarët të marrin edhe një dozë të tretë.

“Rekomandohet doza e tretë e vaksinës së paku 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë ku të gjithë qytetarët, të cilët kanë marr dozën e dytë duke kaluar afatin 6 mujor do të marrin sms porosi që tani mund të paraqiten për të marr edhe dozën e tretë të vaksinës. Njoftimi do të jetë në formën e njëjtë sikur edhe për terminët e caktuara nga sistemi “Termini im”, theksoi Filipçe.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut rreth 37% e popullsisë është vaksinuar me një dozë të vaksinës COVID, ndërsa rreth 700 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Ende nuk dihet nëse edhe doza e tretë do të jetë e detyrueshme që qytetarët të futen në ambientet e brendshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?