Maqedonia e Veriut nga 12 tetori pa test PCR me 4 vende të Ballkanit

6 Tetor 2020, 14:19| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 14:21

  • Share

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, pa testin PCR.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshinë Kosovë, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Të hënën Ministria e Shëndetësisë, kishte njoftuar se propozimi i Komisionit për hapjen e kufijve është marrë bazuar në analizat epidemiologjike, sipas të cilëve për momentin nuk ka indikacione, apo numër të lartë të rasteve me COVID-19, që janë sjellë nga këto vende.

“Bazuar në të dhënat momentale, nuk ka rrezik për hapjen e kufijve. Në Bashkimin Evropian, lëvizja e qytetarëve bëhet pa testin PCR”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se vendimi për hapjen e kufijve - pa testin PCR - ka pasuar një nismë rajonale për lehtësira mes shteteve dhe duke marrë parasysh gjendjen thuajse të njëjtë epidemiologjike.

“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajon të vogël ndërsa shifrat thuajse janë identike.Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur, edhe ne duhet, jemi shteti i vogël dhe i lidhur me rajonin”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Vendim të ngjashëm pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit që hapja e kufijve pa testin PCR të ndodhë njëkohësisht mes gjitha shteteve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?