Kosova & Rajoni

Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë kandidati i BDI-së në Kumanovë, autori hapi zjarr drejt një makine që ishte në lëvizje (VIDEO)

7 Tetor, 16:58| Përditesimi: 7 Tetor, 18:48

  • Share

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Maqedoninë e Veriut, Kumanovë, ku kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, u qëllua me armë zjarri. Përmes një njoftimi zyrtar, BDI bën me dije se persona të maskuar kanë zënë në pritë kandidatin dhe bartësin e listës së këshilltarëve të kësaj force politike në Likovë.

I plagosuri është identifikuar si Zekirja Shahini 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës.

Sipas mediave vendase raportojnë mësohet se Shahini mori tre plagë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nga pamjet e publikuara gjatë ngjarjes shihet se personi i cili qëlloi 43-vjeçarin mbante maskë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin ku dhe ndodhi ngjarja dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje dhe identifikimin dhe vënien para drejtësisë së personave të përfshirë.

Sakaq, nga ana tjetër BDI ka vendosur që të pezullojë aktivitetet e ditës së sotme, teksa u bën thirrje autoriteteve që të ndërmarrin hapa konkrete me qëllim rikthimin e sigurisë dhe besimit te qytetarëve te drejtësia.

 “Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati.

U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve në përgjithësi që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë.

Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, partia jonë vendos të pezullojë aktivitetet e ditës sotme, ndërsa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për rikthimin e besimit publik dhe sigurisë në terren,” thuhet në reagim.

Ora 18:25
Plagosja e zyrtarit të BDI-së në Kumanovë, publikohen pamjet e momentit kur qëllohet me armë (VIDEO)

 

Janë publikuar pamjet nga atentati me armë zjarri që ndodhi sot para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku u plagos funksionari i BDI-së dhe bartësi i listës së koalicionit AKI në Likovë, Zekirija Shaini.

Siç shihet edhe nga video autori i maskuar dhe i veshur me xhup të zi qëllon me drejt një makine në lëvizje dhe më pas largohet me vrap.

A.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?