Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut në zi për viktimat e zjarrit në Tetovë! Prokuroria nis hetimet në lidhje me ndërtimin e spitalit

10 Shtator 2021, 10:40| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 14:10

  • Share

Maqedonia e Veriut është ngritur në zi, me flamuj të ulur në gjysëm shtizë në nderim të 14 viktimave të zjarrit të dy ditëve më parë në Spitalin ku trajtoheshin të infektuarit me COVID-19. 

Mes viktimave nga zjarri në Spitalin Modular të Tetovës tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin pacientë në spitalin e COVID. Ndërsa 2 viktimat e tjera ishin familjarë të pacientëve, bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje. Për disa prej viktimave ceremonia mortore do të mbahet në orën 14, mes dhimbjes dhe lotëve. Ditën e shtunë është planifikuar edhe një marshim në ndër të viktimave nga zjarri.

 

 

Për praninë e familjarëve të pacientëve në Spitalin infektiv, prokuroria ka nisur hetimet. Të përballur edhe më akuza të shumta për parregullsi në procesin e ndërtimit të spitalit prokuroria i ka dhënë urdhër SPB-Tetovë për marrjen e dokumentacionit të plotë lidhur me ndërtimin e spitalit modular, si nga vetë spitali, ashtu edhe nga personi juridik, realizues i punëve ndërtimore. Prokuroria Themelore në Tetovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Shkup, ka ndërmarrë masat dhe aktivitetet e domosdoshme për kontrollimin e lëshimeve eventuale gjatë punës, mes tjerash edhe lëshimeve në sferën e mbrojtjes kundër zjarrit.

Në përpjekje për të marrë një përgjigje të shpejtë në lidhje me atë së çfarë ka ndodhur, qeveria e Maqedonisë së Veriut do të angazhojë ekspertë të huaj për të hetuar.

Ndërkohë që kërkesat për dorëheqjen e Ministrit të Shëndetsisë Venko Filipçe dhe kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi po rriten orë pas ore.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?