Maqedonia e Veriut, sërish mbi 100 raste të reja me COVID-19, humbin jetën 7 persona

10 Qershor 2020, 14:56| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 14:59

  • Share

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 125 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus është rritur në 3.364, transmeton Anadolu Agency.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë ndërsa shtatë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.664, i të vdekurve në 164, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 1.536.

Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.019 teste për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 39.033 teste.

Viktimat që kanë ndërruar jetë në klinikën e sëmundjeve infektive dhe spitalin e qytetin janë, tre nga Shkupi të moshës 54, 73 dhe 79-vjeçare, dy nga Struga të moshës 73 dhe 66-vjeçare kurse nga një viktimë është regjistruar në Tetovë dhe një tjetër në Shtip.

Marrë paraysh të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 164.

Që fillimi i pandemisë me koronavirus, në këtë shtet janë testuar 39,033 mostra dhe nga to 3,364 kanë rezultuar pozitive.

Në mesin e tyre 1,664 persona janë shëruar ndërsa ende aktivë janë 1,536 të tjerë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për media javën e kaluar u shpreh se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë.

Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19 do të arrinte shifrën midis 2.000 dhe 2.500.

Komento

Komente

  • Iris: 11/06/2020 02:55

    Z.Rama duhet te dergoje personel mjekesor per te ndihmuar Maqedonine,sic beri per Italine,ne te fundit kemi nje arsye me shume pasi aty kemi dhe bashkpatriotet tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?