Maqedonia e Veriut shpall 5 diplomatë rusë 'non grata'

28 Mars 2022, 14:36| Përditesimi: 28 Mars 2022, 14:37

  • Share

5 diplomatë rusë janë shpallur non grata nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kanë kërkuar largimin e tyre  brenda 5 ditëve. Nota e protestës Ministria e Jashtme e Maqedonisë ia dorëzoi Ambasadorit rus në Shkup, Sergei Bazdnikin.

Sipas informacioneve të para, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kane kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?