Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen pas dy ditësh më 8 maj, teksa sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore. Në ‘5 pyetjet’ me Ilir Babaramon, të ftuarit diskutuan dinamikat e kësaj fushate zgjedhore, ku theksi bie tek përçarja e shqiptarëve që garojnë të ndarë me dy partitë rivale BDI dhe Vlen.
Nazmi Rashiti, gazetar, në lidhje Skype u shpreh se sot ka patur një takim të liderit të VMRO DPMNE, partisë favorite në këto zgjedhje, në selin ë Vlen me liderin Arben Taravari. VMRO DPMNE, sipas liderit Mickoski nëse fiton zgjedhje do të bëjë aleancë pas zgjedhjeve me partinë shqiptare Vlen.
'VMRO DPMNE që duket se do jetë fituese duke marrë parasysh zgjedhjet presidenciale po thotë se do të përzgjedhë në qeveri grupin opozitar me emrin Vlen dhe kjo është bërë jo më larg se sot. Ka pasur një takim në selinë e Vlen dhe dy liderët kanë folur për kornizën e qeverisjes së ardhshme.
Pavarësisht rezultatit VMRO DPMNE me numrat që do të marrë do të përzgjedhë grupimin opozitar për të qenë pjesë e qeverisë. Kjo është ajo çka deklarojnë liderët. Fushata e kësaj partie ka qenë e kanalizuar tek mesazhi që BDI të kalojë në opozitë. Është një motiv i përbashkët për qeverisje të re. Është rënë dakord për një qeverisje pro europiane për hetimet antikorrupsion', tha Rashiti.
Nga ana tjetër, Rashiti, sa i takon etiketimeve për VMRO DPMNE, si parti ruse shprehet se këto janë kualifikime jo të sakta dhe politike.
'Këto kualifikime janë shumë direkte dhe të ashpra se jemi në fushatë duke portretizuar palën tjetër me përshkrime sa më joshëse për votuesit e tyre që vota të shkojë në kampin e atyre që duan. Nuk mund të bëhen kualifikime kaq direkt. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO dhe e varur nga dinamika ndërkombëtare.
Fushata ka qenë e përqëndruar tek temat e korrupsionin që ka qenë vokabular politik në Ballkan. Dhe jepen kualifikime që nuk janë të përputhura me realitetin. Por VMRO DPMNE është parti më nacionaliste. Nëse do kemi qeveri anti-europiane dhe pro Rusisë do të duhet të shihet', shtoi ai.
Ndërkohë, Arbër Zaimi, anëtar i Vetëvendosjes, tha në lidhje Skype se lëvizja që ai përfaqëson bën aleancë me parti shqiptare jashtë Kosovës me parti që ndajnë synimet e saj.
'Vetëvendosja kërkon dhe gjen bashkëpunim me subjekte që pëkrah9in synime të ngjashme politike. Të sjelli ndryshimi në mënyrën e politikbërjes tek shqiptarët. Politikë pa korrupsion, tek shqiptarët ku është transaksion. Në aspektin shoqëror është social demokrate dhe nga pikëpamja nacionale është transatlantike.
Ta shohim si tërësisht normale si mbështetjen e subjekteve shqiptare. Përfshirje e madhe e medias shqiptare në zgjedhjet në Maqedoni. Nuk është parë më parë diçka e tillë. Nëse nuk e kemi ditur më parë cilat janë partitë dhe politike, tani shohim shumë gazetarë nga Tirana dhe Prishtina që i njohin tashmë politikanët e Maqedonisë dhe ndjekin shqetësimet. Shqiptarët në Maqedoni nuk janë një numër i vogël njerëzish. Vëmendja e Tiranës dhe Prishtinës uroj të ndodh edhe në zgjedhjet e tjera.
Nëse janë dy shqiptarë që garojnë humbasin të dy. Shqiptarët si trup votuese nuk mund të çojnë një kandidat në raundin e dytë nëse janë dy kandidatë. Rrallë ka maqedonas që votojnë një shqiptar. Në këtë situatë shqiptarët mund të kalojnë në raundin e dytë nëse kanë një kandidat të vetëm', u shpreh Zaimi.
Gazetarja Esmeralda Mulaj vlerësoi figurën e Ali Ahmetit, ndërsa nga ana tjetër shigjetoi liderin e Vlen, Arben Taravarin.
'Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk e konsideron histori Ali Ahmetin. Por nuk është se i bëri Tirana, Ali Ahmetin. I bëri nder Ali Ahmeti nder Erion Veliaj. E dimë dhe faktin që vetë zoti Taravari tha se nuk do garonte për president dhe më pas një ditë të bukur pas takimit me zotin Kurti, pa u konsultuar me partinë e vet doli dhe shpalli kandidaturën për president. Nuk është aspak dinjitoze për një person që garon ,ndërkohë që ishte në koalicion me Ali Ahmetin, të dali në facebook dhe të thotë unë do garoj për president. Çfarë po i bën sfidë Ali Ahmetit dhe BDI, që ja unë e shpalla i pari dhe ju hajdeni pas meje. Nuk funksionon kështu politika askund', thotë Mulaj.
Analisti Ilir Alia duke u ndalur edhe tek qeveria e re serbe me dy non-grata nga Shtetet e Bashkuara në përbërje u shpreh se ky është një lloj shantazhi i Serbisë ndaj Europës dhe SHBA-së.
'Pikëpyetja më e madhe në kancelaritë e Europës është çfarë duhet të bëjmë me këtë vend. Duhet të izolojmë apo ti japim një shans? Gjermanët po e shtyjnë Srebrenicën për ti bërë presion Serbisë. Si SHBA, si Gjermania, e dinë shumë mirë çfarë ndodh në Serbi. Vetë perëndimi duhet të tolerojë dhe të japi shenja pozitiviteti edhe Serbisë. Serbia me dy nongrata po i bën një tjetër shantazh Europës, jo shqiptarëve. Edhe vizitat në Moskë të zyrtarëve të shpeshta janë shantazh ndaj perëndimit', tha Alia.
Analisti Ilir Alia teksa po diskutonte për situatën e prag-zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, u ndal edhe me situatën e Serbisë e cila tashmë është me një qeveri të re me dy personazhe non-grata nga Shtetet e Bashkuara. Alia thotë se kjo është një shantazh ndaj perëndimit dhe SHBA-së prej Serbisë.
'Pikëpyetja më e madhe në kancelaritë e Europës është çfarë duhet të bëjmë me këtë vend. Duhet të izolojmë apo ti japim një shans? Gjermanët po e shtyjnë Srebrenicën për ti bërë presion Serbisë. Si SHBA, si Gjermania, e dinë shumë mirë çfarë ndodh në Serbi. Vetë perëndimi duhet të tolerojë dhe të japi shenja pozitiviteti edhe Serbisë. Serbia me dy nongrata po i bën një tjetër shantazh Europës, jo shqiptarëve. Edhe vizitat në Moskë të zyrtarëve të shpeshta janë shantazh ndaj perëndimit', tha Alia.