Diego Armando Maradona dhe Johan Cruyff të ulur mbi re teksa shohin ndeshjen e Champions League në orën 21:00. Është kjo promo madhështore që Ajax i ka bërë ndeshjes së grupeve kundër Napolit sonte në Itali. Një takim që vendos shumë për fatet e skuadrave, duke qenë se një fitore e skuadrës së Spelleti-t e afron shumë me kualifikimin, ndërsa holandezët kërkojnë të jenë të mbrojtur për çdo rast.
Foto në fjalë Ajax e ka publikuar me shkrimin: “Ndeshja legjendare e ditës”.
Pas takimit të sotëm në stadiumin ‘Johan Cruyff’ të Amsterdamit javën e ardhshme e njëjta sfidë do përsëritet në stadiumin ‘Diego Maradona’ të Napolit. Emrat e stadiumeve janë vënë për shkak të dy legjendave të futbollit, të cilët për gati një dekadë luajtën në të njëjtën periudhë, ndërsa tani kanë ndërruar jetë. Si Maradona ashtu dhe Cruyff më së shumti do mbahen mend për shkëlqimin me kombëtaret respektive, Argjentinën dhe Holandën.