Marash Kumbulla

Marash Kumbulla larg Romës, mbetet sërish në Serie A

18 Korrik, 15:44| Përditesimi: 18 Korrik, 15:45

  • Share

Marash Kumbulla nuk e ka një vend të sigurt te Roma. Mediet në Itali bëjnë me dije se pas aventurës disa mujore te Sassuolo, mbrojtësi i Kombëtares do ndërrojë sërish destinacion dhe këtë herë do jetë pjesë e Parmës, po në elitën e futbollit në Itali.

Sipas asaj që raportohet nga 'Corriere dello Sport', mbrojtësi shqiptar është në listën e lojtarëve në dalje te Roma dhe Emilia-Romagna mund të jetë sërish e ardhmja e tij, me Parmën që dëshiron të fokusohet te mbrojtësi kuqezi.

Klubi verdhekuq është i hapur për një huazim të plotë, teksa dëshiron që klubi emilian të kujdeset për të gjithë pagesën që përfiton Kumbulla. Situata do të monitorohet në orët në vijim, teksa e sigurt është se Kumbulla nuk ka gjasa të veshë fanellën e Romës sezonin e ardhshëm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?