Marash Kumbulla

Marash Kumbulla larg Romës, qendërmbrojtësi mbetet në Serie A

8 Korrik, 15:49| Përditesimi: 8 Korrik, 15:55

  • Share

Marash Kumbulla do të rikthehet te Roma pas pushimeve dhe pas huazimit gjashtë mujor te Sassuolo. Qendërmbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te Sassuolo në gjashtë muajt e fundit, mirëpo nuk arriti të tregojë cilësitë e tij duke bërë disa gabime në ndeshjet vendimtare.

Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Roma, pasi shqiptar nuk bën pjesë në planet e klubit kryeqytetas.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Roma do ta huazojë edhe për një vit tjetër mbrojtësin shqiptar në mënyrë që Kumbulla të rikthehet në formën më të mirë të mundshme. Ekipi i rikthyer në Serie A, Parma është favorit për t’i siguruar shërbimet e shqiptarit si huazim për një sezon.

Përveç Parmës që është edhe skuadra favorite, në garë për Kumbullën janë edhe Hellas Verona, Cagliari dhe Empoli.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?