Marash Kumbulla

Marash Kumbulla ndryshon skuadër në janar, Roma e ndërron me mesfushorin serb

16 Dhjetor 2022, 11:29| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 11:28

  • Share

Roma është duke menduar të shkëmbejë mbrojtësin Marash Kumbulla me mesfushorin e Torinos, Sasa Lukic. Verdhekuqtë kanë nevojë për një mesfushor shtesë, me merkaton e janarit që po afrohet. Gjatë javëve të fundit, klubi kryeqytetas ka zhvilluar bisedime me agjentët e lojtarit serb, ndërsa Lukic vazhdon të kërkojë një largim nga Torino pas mosmarrëveshjes me drejtuesit e klubit.

Sipas Sportitalia, dy klubet janë ende në kontakt dhe po shqyrtojnë një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin Lukic dhe mbrojtësin shqiptar të Romës, Marash Kumbulla. 22 vjeçari i Kombëtares është përzgjedhur nga trajneri i Torinos, Ivan Juric, i cili e ka trajnuar Kumbullën gjatë periudhës kur të dy ishin te Verona.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?