Marash Kumbulla

Marash Kumbullën e kërkojnë në Gjermani, gati 7 milionë euro për Romën

12 Maj, 22:27| Përditesimi: 12 Maj, 22:32

  • Share

Marash Kumbulla është dëshirë e Hamburg FC në Bundesligën 2 gjermane. Agjenti francez Lucas Karminitana ka thënë për mediet se për mbrojtësin e Kombëtares ka interes nga disa skuadra gjermane, mes tyre edhe Hamburg.

I huazuar te Sassuolo, 24-vjeçari në fundin e majit do rikthehet te Roma dhe e pret një verë e nxehtë me Shqipërinë në Euro 2024 dhe merkatoja e transferimit.

Deri në 7 milionë euro pritet të ofrojë Hamburg për Kumbullën, teksa edhe sezonin e ri Hamburg sërish do jetë pjesë e ligës së dytë gjermane, pa mundur të ngjitej në elitë.

“Gjithçka varet nga trajneri, por Kumbulla ka mjaft oferta nga jashtë. Disa skuadra të Bundesligës dhe Bundesligës 2 janë të interesuara. Hamburgu është njëra prej tyre dhe është gati të ofrojë për kartonin e lojtarit 5-7 mln euro”, tha ndërmjetësi Lucas Karminitana.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?