Albin Kurti po ngjan pak ma Maratonomakun, i cili u nis të jepte lajmin e madh të fitores dhe vdiq sapo e shqiptoi.
Ndryshimi nuk është dhe aq i vogël. Nëse Maratonomaku së paku gëzoi qytetarët për fitoren e luftës, Albin Kurti, që ka 25 vjet në politik që i thotë gënjeshtrën e bashkimit kombëtar, tani që ja arriti ditës që mund të bëhet kryeministër, me qetësi të madhe u thotë qytetarëve: “Harrojeni atë punë, se s’do bëjmë luftë të bashkohemi me Shqipërinë. Kjo që na duhej, qeveria d.m.th, e kapëm”.
Biseda e tij me redaktorët e revistës politike të Oksfordit, dy javë para zgjedhjeve, ku ai është e sigurtë që udhëheq si fitues, tregon se sa i paskrupullt mund të jetë si politikan, për shkak të pushtetit.
Pjesa normale e shoqërisë shqiptare nuk ka pritur që Albin Kurti të bashkojë Shqipërinë me Kosovën, pasi ai nuk ka pasur punë me atë pjesë.
Baza fanatike e tij janë një racë trushpëlarësh, që çfarëdo që të thotë ai, besojnë që është e duhura. Sot shikoja komentet e militantëve të tij, që e lavdëronin “shumë mirë që s’duhet me u bashku me Shqipërinë”.
Të njëjtët që 25 vjet s’kanë lënë njeri pa i nxjerrë sytë si tradhtar, spiun serb, bukëshkalë, që s’do trojet shqiptare etj.
Por ata janë viktima të Albin Kurtit dhe malinjitetit të tij, që për t’u faktorizuar deri tek dita që te bëhej kryeministër, fliste si lider kombëtar.
Tani befas kujtohet që Kosova ka Kushtetutë, ka kushtëzime ndërkombëtare dhe thotë që s’jemi duke bërë luftë ballkanike.
E dimë bir, që s’jemi duke bërë luftë, veç ti ke qenë deri më sot i sigurtë që e fitojmë me luftë dhe ke sulmu çdo shans që dialogu me serbët të bllokohet.
Biles aq i pagdhendur je treguar në deklarata, sa ke thënë që Shqipëria e vitit 1991 po të bashkëpunonte me Kroacinë, e kishin marrë Kosovën.
Fiks atë luftë që donte të nxiste Milosheviçi, që ta kthente Kosovën tokë të djegur më 1991, ku 90 për qind e Shqipërisë as e kishte idenë se çfarë ishte, pasi i kishin sytë nga tragetet për në Itali dhe kufiri për në Greqi, për të mbijetuar.
Por në fund të fundit, kjo deklaratë e sotme është kthim në normalitet dhe në pafytyrësi. Për normalitetin duhet të urojmë që të mos e përdorësh më rrenën e bashkimit kombëtar për karrierë politike dhe për të gënjyer diasporën konservatore, që besonte se shoku Enver do t’i çlironte me 1981.
Por, për pafytyrësinë i ke borxh shqiptarëve të Kosovës një ndjesë publike, se si i ke keqpërdorur për 25 vjet dhe ke hequr dorë nga kryepremtimi dy javë para zgjedhjeve.
Dhe tani meqë e bere, mundohu ta heqësh atë flamurin e Shqipërisë nga tavolina, që e ke bërë si leckë për të mbuluar pafytyrësinë tënde. Nuk të duhet më.
Albini nje suxhuk Kosove
PërgjigjuKush je ti Mero Baze ne te vertete se edhe anti shqiptaret nuk e kane demtuar shqiperin sa e demton e e pergujon ti. Se ke intelektin e Albin Kurtit e se ke as kapacitetin ta gjykosh
PërgjigjuIk o Mero, shiko demin qe ti dhe shume me te ligj se ty I keni bere ketij Vendi..
PërgjigjuSi çeshtje nuk ka diskutim qe Shqiperia ka qene dhe eshte nje, se kur do na e njohin koha do e tregoje, se Shqiperia nuk ka qene dhe nuk eshte e Albin Kurtit ose e Thacit, por as e Trampit ose Merkelit. Mos u nxitoni duke u shprehur ore politkane ose gazetare, as mos u mundoni ti largoni " te pagdhendurit", " tradhetaret " ose " heronjte " nga Shqiperia dhe interesat e saja, Disa Shqipetare mundet te jetojne edhe pa u bere heronj ose frikacak nuk mund tjua mohojme Shqiperine dhe atyre, jo perçarje dhe lufte midis Shqiptarve, Ne shqiperi ka vend edhe per trima heronje lufte, per pena shqiptarie, per mendje te ndritura, per nena heroina etj, vlersimin jua ben Shqiperia dhe jo parlamentet , qeverite, Askush nuk e ka kete monopol. Rrofte Shqiperia dhe shqipetaret Heronje dhe " tradhetare" qe trashgojne gjak shqiptar.
PërgjigjuE sakte si zakonisht. Vetem i pafytyre dhe i pagdhendur i shkon per shtat kurtit
PërgjigjuI madh mero
Përgjigju