Organizuar për herë të parë në Shqipëri, 50 fëmijë nga mosha 6 deri në 15 muaj u bënë pjesë e garës emocionuese për publikun “Maratona e Bebeve” në Sheshin “Odeon” të Pogradecit.
Në ecje këmba-duar përballë prindërve që i prisnin, të parët bebushë që kaluan vijën e finishit duke dalë fitues ishin Amar Metolli, Djellza Tasellari dhe Uaris Berberi.
50 fëmijë nga 6-15 muajsh janë bërë pjesë e garës “Maratona e Bebeve” për 4 m zhvilluar për herë të parë në qytetin e Pogradecit.
Duke ecur këmba duarsh në pistën e stimuluar në Sheshin “Odeon” të qytetit, gara e bebeve dhuroi emocione të bukura duke tërhequr vëmëndjen jo vetëm të prindërve por edhe të pushuesve.
Të parët që kapën finishin, ku ndodheshin prindërit që i prisnin ishin Djellza Tasellari, Amar Metolli (11 muajsh) dhe Uaris Berberi.
Organizatori i saj Dashamir Çali, foli për arsyet e sjelljes për herë të parë të maratonës së bebave në Shqipëri
Në përfundim të maratonës fëmijët fitues por edhe garues, u shpërblyen me certifikata pjesëmarrjeje, medalje dhe lodra. Maratona e Bebeve i paraprin edicionit të dytë të Maratonës Ndërkombëtare të Vrapimit “Enkelana” që mbahet në 29 korrik në Pogradec, ku do të marrin pjesë mbi 700 vrapues. Maratona do jetë në dy disiplina në 21 km nga Lini në Pogradec dhe 10 Km nga Pogradeci në Tushemisht ku pjesë e garës do të jetë kampionia e Shqipërisë Luiza Gega.
Super lajm se u mbytem vetëm me të keqen
PërgjigjuPikërisht!