Foto ilustruese

Maratona Ndërkombëtare, ja akset e bllokuar në juglindje të vendit

27 Korrik 2023, 10:55| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 12:39

  • Share

 

Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana  në aksin Lin- Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec për një orë e 30 minuta do të ketë bllokime në disa akse. 

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana  datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec:

Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19:00-20:30

Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.

Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.

Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19:00 deri në orën 20:30

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?