Kylian Mbappe ka rinisur edhe njëherë telenovelën e transferimeve. Marca në Spanjë bën me dije se ylli francez ka mbyllur raportet me PSG, duke dashur një ekip të ri. "Marrëdhënia e Mbappe me PSG është shkatërruar plotësisht", shkruan Marca.
Gjithçka lidhet me premtimet dhe bonuset e padhëna në rinovimin e disa muajve më parë, teksa nga Spanjë tregojnë se PSG nuk dëshiron ta shesë lojtarin te Real Madrid. Në pritje po qëndron Liverpool, që studion mundësinë e afrimit të yllit të sulmit në "Anfield". Duket se çështja e Mbappe dhe PSG nuk është vetëm ekonomike, me lojtarët e tjerë që kanë dalë kundër tij, kjo pas sherrit me Neymar dhe ftohjes që duket në fushë me Messin.