Vinicius Junior

Marca tregon fituesin e 'Topit të Artë': Vinicius e ka mësuar se do vishet me ar

24 Shtator, 10:32| Përditesimi: 24 Shtator, 10:33

  • Share

Prestigjozja "Marca" në Spanjë ka spiunuar FIFA dhe 'France Football' duke treguar se Vinicius Junior do jetë fituesi i Topit të Artë për vitin 2024. Në ballinën e të përditshmes sportive shfaqet sulmuesi brazilian i Real Madrid me trofeun e Topit të Artë, ceremoni e cila do zhvillohet më 28 tetor.

“Braziliani e meritoi plotësisht fitimin e yllit më të madh në ceremoninë në Paris më 28 tetor. Nuk ishte e lehtë për të që të arrinte majat e botës së futbollit”, shkruan Marca. Spanjollët shprehen në nëntitullin e tekstit se tashmë Vini e di që e pret një çmim prestigjioz.

Në fund të tekstit thuhet se sponsori i tij, Nike, i cili do të përgatisë këpucët e arta të futbollistit, është gati të hap dyqan në Madrid për të dy ditë pas ceremonisë së Topit të Artë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?