Marcelo

Marcelo pranë La Ligas, dy klube spanjolle pas mbrojtësit veteran

14 Nëntor, 15:58| Përditesimi: 14 Nëntor, 15:59

  • Share

Marcelo nuk e ka ndërmend të ndalet duke luajtur futboll, përkundër largimit të papritur nga klubi i tij i zemrës Fluminense. Veterani brazilian ishte prej një vit e gjysmë pjesë e Fluminenses, por pas një përplasje me trajnerin ka ndërprerë kontratën dhe tani po mendon rikthimin në Evropë.

E ardhmja e futbollistit mund të jetë sërish në Spanjë, aty ku për 15 vite la shenjë me fanellën e Real Madrid. Dy klube nga La Liga, kanë shfaqur interes serioz për 36-vjeçarin.

Bëhet fjalë për Leganes dhe Villarreal, klube që duan ta bëjnë lojtarin pjesë të tyre. Gjithsesi rikthimi i tij në Evropë është i sigurt dhe nga janari ylli brazilian pritet të jetë pjesë e La Ligas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?