Marco Mengoni është fituesi i Festivalit të Sanremos 2023. Kënga e tij ‘Tëo lives’ u rendit e para ndër 28 këngët konkurrente. Vendin e dytë e zuri Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me L'essenziale.
Emocionet pushtuan Mengonin, ku nuk munguan as lotët. Kantautori 34-vjeçar ia kushtoi çmimin të gjitha grave, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.
“Doja t'ia kushtoja fitoren të gjitha grave që morën pjesë në festival. Këto janë fjalët e para pasi Amadeus shpalli fitoren. “Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artistëve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocioni.
Ishte e gjitha një ditë me lot. Gianni Morandi u prek dukshëm gjatë kujtimit të Lucio Dalla, mikut dhe shoqëruesit të aventurave të shkëlqyera muzikore, në hapjen e episodit. Madje edhe sytë e Fedez shkëlqenin kur Chiara Ferragni , bashkëprezantuesja e mbrëmjes së parë, u kthye në skenë. Madje u desh një shami për t'i tharë lotët e Marco Mengonit në sallën e shtypit.
“Mendoj se kam një problem të madh, mendoj se është një nga defektet e mia më të mëdha. Jam shumë i emocionuar”, tha ai për të justifikuar emocionin që e kishte ndërprerë disa herë.
Madame gjithashtu qau, duke përqafuar Amadeusin në fund të shfaqjes: "Një Festival i vështirë”. Amadeus lexoi edhe një letër e dërguar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Klasifikimi:
1-Marco Mengoni - Due vite
2-Lazza - Cenere
3-Mr. Rain - Supereroi
4-Ultimo - Alba
5-Tananai - Tango
6-Giorgia - Parole dette male
7-Madame - Il bene nel male
8-Rosa Chemical - Made in Italy
9-Elodie - Due
10-Colapesce e Dimartino - Splash
11-Modà - Lasciami
12-Gianluca Grignani - Quando ti manca il fiato
13-Coma_Cose - L'addio
14-Ariete - Mare di guai
15-Lda - Se poi domani
16-Articolo 31 - Un bel viaggio
17-Paola & Chiara - Furore
18-Leo Gassmann - Terzo cuore
19-Mara Sattei - Duemilaminuti
20-Colla Zio - Non mi va
21-Cugini di Campagna - Lettera 22
22-Gianmaria - Mostro
23-Levante - Vivo
24-Olly - Polvere
25-Anna Oxa - Sali (Canto dell'anima)
26-Will - Stupido
27-Shari - Egoista
28-Sethu - Cause perse
Një ditë pasi Marco Mengoni triumfoi në Sanremo ka dalë në një konferencë për shtyp dhe konfirmoi se do të marrrë pjesë në Eurovision. Marco Mengoni komentoi edhe njëherë faktin që mes 5 finalistëve nuk kishte asnjë grua. Mengoni tha se është shumë i zhgënjyer dhe se ka shumë gjëra për të ndryshuar në Itali.
"Ata kishin disa këngë të pabesueshme. Isha shumë i zhgënjyer. Natyrisht ne duhet të vazhdojmë dhe të ndryshojmë shumë gjëra në këtë vend. Do të ishte e mrekullueshme të kishim një grua në skenë".
Finalja e festivalit të Sanremos, me fitoren e Marco Mengoni, prania e yjeve të muzikës italiane si Gino Paoli dhe Ornalla Vanoni dhe atyre ndërkombëtare si Depeche Mode, letra e Zelensky dhe gjithë polemika rreth puthjes mes Rosa Chemical dhe Fedez ka thyer një rekord audience në historinë e Sanremos. Ky rekord nuk është regjistruar asnjëherë më parë që prej vitit 1995. Nata Finale e Sanremos kishte një audiencë prej 12,256,000 spektatorësh. Një triumf për edicionin e katërt të Amadeus, i shoqëruar këtë vit nga Gianni Morandi dhe një edicion nga polemika të ndryshme politike.
"Ky edicion ishte në përgjithësi më i ndjekuri që nga viti 1995. 5 mbrëmjet kaluan mesataren prej 63.1%. Rikthimi në këtë kuotë pas 30 vitesh është një shifër e jashtëzakonshme", tha Stefano Coletta , drejtor i Prime Time, gjatë konferencës së fundit për shtyp në Sanremo.
Dhe në lidhje me polemikat e ditëve të fundit, ai komentoi: "Nuk ka Sanremo pa polemika. Unë do të thosha se është një produkt televiziv i ndërtuar gjatë muajve për të folur me ata që shikojnë TV pa asnjë indoktrinim, por duke sjellë produktin më të mirë të mundshëm.
Përveç audiencës, ka edhe një rekord nga reklamat.
“Për herë të parë kemi tejkaluar shifrën prej 50 milionë të ardhurash, një rekord edhe për Rai Pubblicità”, tha drejtori menaxhues Gian Paolo Tagliavia në konferencën për shtyp.
Pas polemikës për puthjen me Fedez, Rosa Chemical thotë se ajo performancë nuk ishte e përgatitur, por gjithçka ishte një inciativë e tij që u realizua në moment.
"Unë jam ende duke menduar për atë puthje, nëse mjafton kaq pak për t'i bërë njerëzit të flasin vetëm për këtë, do të thoja se bëra shumë mirë që e bëra".
"Nuk ramë dakord, asgjë nuk u përgatit në atë puthje. Ishte një performancë, ne jemi artistë dhe këtë e bëjmë. Në Festival doja të dërgoja një mesazh dashurie, lirie dhe barazie." Nëse mbarova i teti pas gjithë atyre polemikave, do të thotë se më kuptuan dhe se mesazhi ka ardhur".
I pyetur nëse Chiara Ferrangi është e zemëruar nga ajo puthje, Chemical tha se ende nuk është përballur me të.
Dhe më pas shtoi: Chiara Ferragni e zemëruar për atë puthje? “Nuk jam përballur me të, shpresoj që ajo të mos jetë e çmendur”.
Një video pa qarkullon në rrjetet sociale pas puthjes mes Rosa Chemical dhe Fedez në skenën e Sanremos. Në video shihet sesi bashkëshortja e Fedez, Chiara Ferragni dhe ai kanë pasur një diskutim në parapskenë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zënkë. Nga mënyra e reagimit duket se Chiara i thotë të shoqit: “Çfarë ke bërë?”.
E sigurt është se gjithçka ndodh pak minuta pas puthjes në buzë live në Sanremo që Rosa Chemical i dha Fedez në skenën e Ariston.
Rosa Chemical ka surprizuar publikun mbrëmjen e kaluar në Sanremo. Gjatë performancës me këngën "Made in Italy" artisti e përfshiu befas reperin Fedez në interpretimin e këngës së tij. Fillimisht u ul mbi të duke imituar marrëdhëniet seksuale (nën vështrimin e nënës së Chiara Ferragni), më pas e tërhoqi zvarrë me vete në skenë dhe në fund e puthi me pasion. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar.
"Dashuria më ka marrë", tha Rosa Chemical, në skenën e Sanremos pasi i dha Fedez puthjen në buzë. Kjo puthje vjen pas performancës që dha Chemical në natën e katërt të Sanremos në emër të lirisë dhe erotizmit. Ai kishte treguar një lodër seksi dhe kishte lëpirë çimimin e Rose Villain, me të cilën po bënte duetin.
Në atë moment, Chiara Ferragni e hutuar (gruaja e Fedez) mbërriti për t'i sjellë lulet Rosa Chemical, së bashku me Amadeusin, i cili komentoi duke buzëqeshur: "Unë jam pa fjalë".
“Oh, e di, dashuria më ka pushtuar. Ky është Festivali i Dashurisë”, ka justifikuar Rosa Chemical puthjen, veshur me një fund lëkure të zezë dhe një këmishë të bardhë.