Marco Rubio dhe Sali Berisha

Politikë

Do hiqen Non Gratat? Marco Rubio i shuan shpresat sërish Berishës pas raportit të ri të DASH, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor

22 Mars, 11:55| Përditesimi: 22 Mars, 15:06

  • Share

TIRANË- Një ditë pas raportit të ri të DASH që ‘fundosi’ Sali Berishën, një tjetër sinjal ka ardhur nga administrata e Donald Trump se nuk ka asnjë mundësi për të hequr non grata-n. Kreu i Partisë Demokratike ka pretenduar vazhdimisht se ndëshkimi ‘non grata’ ishte bërë nga Joe Biden dhe se aministrata e re amerikane do t’ia hiqte.

Por së fundmi, sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ka rihapur ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke goditur njerëz të fuqishëm në politikën botërore. Në një postim në X, ai ka paralajmëruar se ka ndëshkuar ish presidenten e Argjentinës dhe një ish ministër për përfshirjen në korrupsion.

“Sot, njoftova sanksionin sipas ligjit 7031(c) të ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Elisabet Fernandez de Kirchner dhe ish-ministrit argjentinas të planifikimit, Julio Miguel De Vido, për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndësishëm gjatë kohës së tyre në poste publike. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë përgjegjësi për zyrtarët e korruptuar në mbarë botën”, shkruan Rubio në X.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës” ku vlerësohej puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe atë të pastrimit të parave. DASH vlerësonte arritjet e SPAK, në krye të të cilave, përmendte edhe marrjen e Sali Berishës si të pandehur për aferën “Partizani”, duke pasuruar familjarët e tij.

Postimi i Marco Rubios

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan: 23/03/2025 00:30

    EW gjithe familja mafioze dhe qender agjenturore ne Ballkan e kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berishes duhet denuar me varje nga kembet, si dikur Mussolini me partneren e tij.

    Përgjigju
  • iliti: 22/03/2025 17:46

    Saliun duhet te Terhiqet zvarre neper rruget e tiranes,,,,dhe i gjithe populli ta peshtyje kete funderrine,,... per krimet qe ka bere.....

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/03/2025 15:17

    Sipas Magas komunistëve si Saliu ja u heqin postmortum nongratën dhe do t'a dekorojn pishtar i demokracis të Bufonve.

    Përgjigju
  • Qwert: 22/03/2025 14:53

    Saliu eshte aq trim sa dhe trampit ja fut me pllemb ..lere keta te spakut kur vete sala prokuroret futen neper zyra dhe shikojnë nga vrima e celsit kan shum frik nga sala..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?