Marco Silva dhe Armando Broja

Marco Silva pranon dështimin me Armando Brojën: Ngula unë këmbë ta kisha në ekip

2 Prill, 17:58| Përditesimi: 2 Prill, 18:01

  • Share

Armando Broja për të dytën ndeshje radhazi nuk ishte as një stolin e Fulham, teksa konkurrenca në ekip bëri që trajneri Marco Silva ta dërgonte në tribunë. Pak muaj para Euro 2024 sulmuesi i Kombëtares është pa minuta në këmbë, me Sylvinhon që ende nuk e ka vendosur listën finale se cilit do t'i besojë në Gjermani.

Trajneri i Fulham, Marco Silva ka shpjeguar edhe situatën e Brojës, duke pranuar në një farë forme se afrimi i tij në huazim nga Chelsea ka qenë një dështim, me portugezin që e ka zgjedhur vetë për ta pasur në ekip.

"Ka qenë një periudhë shumë e vështirë si për mua edhe për Armandon. Unë kam qenë përgjegjësi kryesor për ta sjellë Brojën në këtë klub. Është një lojtar të cilin e vlerësoj shumë. Ai ka cilësitë për të luajtur në nivele të larta”, tha trajneri portugez.

Më pas trajneri u duke në "kundërsulm" kur tha se edhe Diop është në tribunë dhe askush s'e pyet për të pasi nuk është një lojtar i Chelseas.

"Në takimet e fundit gati të gjithë lojtarët kanë qenë të gatshëm për të luajtur pra nuk kishim asnjë të dëmtuar. Marrim shembullin e Isa Diop, i cili ka qenë titullar në disa ndeshje. Në tre të fundit nuk është grumbulluar, pasi kanë luajtur disa të tjerë. Për Diop nuk flet kush pasi nuk është një lojtar i Chelseas", tha ai.

Trajneri i Fulham tregon se e kupton situatën e lojtarit, por shton se ka një lojtar si Muniz që po shënon.

"Kanë qenë kohë të vështira për Armandon, pasi ka ambicie për të luajtur. Kur një lojtar transferohet në ditën e fundit të merkatos të gjithë presin një impakt prej tij në ekip. Por unë kam një sulmues si Muniz, i cili po shënon rregullisht dhe kështu nuk po u jep shans të tjerëve që të luajnë", mbyll komunikimin Silva.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?