Bota

Marrëdhëniet greko-turke, ministrat e jashtëm të gatshëm për bashkëpunim! Njohje reciproke e certifikatave të vaksinimit anti-COVID (VIDEO)

31 Maj 2021, 13:27| Përditesimi: 31 Maj 2021, 16:50

  • Share

Edhe pse dy palët mbajnë qëndrime të ndryshme në disa aspekte të rëndësishme, Greqia dhe Turqi kanë shprehur vullnetin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

Deklaratat u dhanë pas takimeve që u mbajtën ditën e sotme mes ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias dhe homologut të tij turk Mevlut Cavusoglu.

Dendias në konferencën për shtyp pranoi se të dy palët "mbajnë qëndrime të ndryshme  dhe jo rrallëherë për çështje tejet të veçanta ata mbajnë pozicione diametralisht të kundërta, por që të dy ministrat kanë treguar vullnet për ti tejkaluar ato.

Dendias tha se të dy palët ranë dakord mbi një listë të programeve të bashkëpunimit ekonomik dhe mbi njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit Covid-19.

Ndërkohë që ministri turk tha se Athina dhe Ankaraja kërkojnë të "rrisin bashkëpunimin" dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre "në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe interesave të përbashkëta pa kushte paraprake".

“Marrëveshja që arritëm sot me palën greke do të kontribuojë pozitivisht në mënyrë reciproke në sektorin e turizmit. Me palën greke tashmë kemi filluar punimet për projekte konkrete, të fokusuar në veprime dhe bashkëpunim. Kemi arritur konsensus në 25 pika,” tha Cavusoglu.

Ministri i jashtëm turk konfirmoi se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Presidentin turk Recep Tajip Erdogan në 14 qershor, në Bruksel, gjatë konferencës së NATO-s.

Konferenca e mëparshme e përbashkët e shtypit e dy ministrave e mbajtur në Ankara në prill ishte e shoqëruar me një sërë akuzash.

Çavusoglu më parë u takua me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në Rezidencën Maximos, por pas takimit nuk u dha asnjë deklaratë megjithatë burimet thanë se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të përzemërt. Sipas të njëjtave burime, të dy palët shprehën gatishmërinë për të promovuar një axhendë pozitive.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?