Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka folur hapur për situatën e tensionuar me Raheem Sterling, i cili është lënë jashtë planeve të ekipit. Sulmuesi anglez, lojtari më i paguar i 'Bluve' me 340 mijë euro në javë, u përjashtua nga stërvitjet e skuadrës dhe po përgatitet i veçuar në qendrën 'Cobham'.
Një postim i tij në Instagram ditë më parë ndezi polemika në Angli, duke e detyruar Marescën të jepte shpjegime në konferencë për shtyp.
“Babai im është 75 vjeç dhe ka qenë peshkatar për 50 vjet, duke punuar nga ora dy e mëngjesit deri në orën dhjetë paradite. Kjo është një jetë e vështirë, jo jeta e një futbollisti”, deklaroi tekniku italian, duke i bërë të qartë yllit 30-vjeçar se nuk ka hapësira për rikthim.
Maresca nënvizoi se situata e Sterling dhe Axel Disasi është krejt e zakonshme në futbollin modern.
“Është një situatë e zakonshme në shumë klube kur nuk arrihet marrëveshja mes klubit dhe lojtarit. Që nga fillimi i sezonit ata janë stërvitur në kohë dhe fusha të tjera, larg ekipit të parë. Me ne? Jo”, tregoi ai.
Këtë pasdite në orën 18:30 e gjithë bota e futbollit do i ketë sytë në 'Old Trafford', pasi një Manchester United - Chelsea nuk është asnjëherë për t'u neglizhuar.
Komente
