Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për shembjen e një pjese të godinës së maternitetit Mbretëresha Geraldine.
"Godina që ju shihni në pjesën e rikonstruksionit të saj është një objekt që lind gjatë regjimit komunist si nevojë për t'iu shtuar godinës historike, asaj italiane, për nevojën e shtimit të kapaciteteve. Ka lind më fakt si godinë që mendohej te kishte një vëllim njëkatësh, por i janë shtuar dhe dy kate të tjera. Kjo ka agravuar gjendjen e godinës. Tërmeti dha shtysën e fundit për ta bërë të papraktikueshme. Më vjen mirë që ky objekt u fut më fondin e rindërtimit. Projekti ka kaluar në këshillin e monumenteve së kemi një monument që i bashkëngjitet një objekt tjetër që lidhet në mënyrë funksionale se s'ka pas akesim deri tani, korridor apo shkallë. Shihet lidhja organike për sistemin anti-zjarr. Ne kemi dhënë rekomandime për strukturën e re qe dialogon me linja të thjeshta. Është një lidhje me xhama, më organike dhe funksionale. Monumenti me basoreliev ruhet totalisht, për ne është lajm i mirë që ajo godinë ku kemi lind u jep jetë dhe të tjerëve", tha Margariti.
Lajm në përditësim
Ai martenitet ka qene i mjaftueshem per tiranen ne kohen e italise per 20.000. banore qe ka pasur tirana mbas clirimit
Përgjigju