Si pasojë e tërmetit shkëmbi nën kullën e sahatit rrezikon të shembet dhe për këtë arsye qytetarët nuk lejohen të kalojnë pranë tij.
Për këtë arsye, ditën e djeshme, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka pasur një takim ditën e djeshme me inxhinierë, gjeologë, projektues e zbatues.
Ministrja Margariti theksoi se “dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit na vënë përpara nevojës së një ndërhyrjeje urgjente, që të mund të shpëtojmë një nga monumentet më simbolike të vendit tonë”.
“Pas matjeve gjeologjike jemi në fazën e hartimit të projektit. U jam falënderuese për gatishmërinë profesionistëve Luljeta Bozo, Gëzim Struga, Besnik Pelingi e Mentor Malaj”, shprehet Margariti.
Ndërkohë sipas ministrisë së Kulturës, muzetë e Krujës janë të hapura për vizitorët, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë që paraqet nga dëmtimi i shkaktuar nga tërmeti vijon të jetë rreptësishtë e ndaluar që qytetarët të kalojnë pranë shkëmbit në kullën e sahatit.
Komente

Luljeta eshte nena e sizmologjise Asaj anes nuk i vijne Rrapo Ormeni me shoke. Respekt per moshen pastaj per profesionin. Zonje te dhente Zoti jete pleqeri te bardhe.
PërgjigjuLULJETA BOZO TE BEHET MINISTRE OSE KRYETARE E NGARKUAR NGA SHTETI PER RINDERTIMIN E VENDIT PAS TERMETIT,,TE KETE FUQI EKZEKUTUESE TE PLOTA NGA QEVERIA,,,NJERI ME TE PREGATITUR SE BOZO,,,ZOR SE GJEN NE SHQIPERI.....EDHE NJEHERE FALEMINDERIT ZJ,BOZO JE NJE PERSON I JASHTZAKONSHEM....
Përgjigju