Margaritis Schinas

Margaritis Schinas: Asnjë kapitull anëtarësimi s’do hapet për Shqipërinë pa zgjidhur çështjen 'Beleri'! I kemi dërguar 74 veto deri tani

4 Dhjetor 2023, 21:42| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 21:47

  • Share

Zëvendës presidenti grek i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, është shprehur se asnjë kapitull i anëtarësimit në BE nuk do të hapet me Shqipërinë, nëse çështja “Beleri” nuk zgjidhet.

Sipas mediave greke, Shcinas e ka thënë këtë ditën e sotme, gjatë një takimi në selinë e Komisionit Europian.

“Asnjë kapitull i vetëm i anëtarësimit nuk do të hapet me Shqipërinë, nëse çështja Beleri nuk zgjidhet”,- është shprehur ai.

Po ashtu, zyrtari grek ka deklaruar se deri tani janë paraqitur 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Deri tani janë paraqitur 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Miqtë tanë në Tiranë mendoj se e nënvlerësuan dimensionin europian të këtij rasti”,- është shprehur Schinas.

Ndërkohë, duke komentuar vendimin për shtyrjen e gjykimit të kërkesës së Fredi Belerit për lirimin nga burgu, më 11 dhjetor, ai tha se Shqipëria rrezikon shumë nga ky rast.

“Nuk është zhvillim as i mirë dhe as i keq. Zhvillimi i keq do të ishte një refuzim i kërkesës. Shqipëria është ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të shpëtojë nëse nuk e zgjidh”,- ka thënë ai.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem M.Lalaj: 06/12/2023 14:43

    Qeverit Greke kan 200 vite që sillen si ARMIQ me Shqipërinë.Edhe ky nuk bën përjashtim.Ndaj duhet SHKARKUAR nga posti që mban. Nëse Terroristi Beleri do të lirohet nga burgu edhe si hajdut votash..SPAK+GJKKO+GJL..duhet të shkrihen. Greku sulmon Edi Ramën për ti bër qejfin SALIUT QË U FALI 354 KM DET. EDI RAMA nuk duhet ti ngrinte bustin MIÇOS SË MADH në Shqipëri,u tregua SERVIL..!

    Përgjigju
  • Iris: 05/12/2023 02:39

    Jo 74,por 740 te dergoni,kembes t'i bini e ne vend te pelcisni,Beleri juaj ne burg ka per te qendruar!

    Përgjigju
  • Salushi: 04/12/2023 21:53

    Margaritis Shqinas,dora e zgjatur e lobit ekstremist grek brenda komisionit europian,i cili ben lojen e qarqeve reaksionare greke,perfshire ketu dhe Agimin Arte Grek,anetar i te cilit eshte dhe vete Bejleri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?