Margariti-Zhupës: E konsideroni opozitarizmin luks! E kishit trashëgiminë kulturore si plaçkë të vjetër, ju latë çdo gjë në harresë

16 Mars 2023, 11:58| Përditesimi: 16 Mars 2023, 12:53

  • Share

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur deputetes së PD Ina Zhupa duke i thënë me ironi se përpjekja më e arrirë që ka bërë opozita është lënia në harresë.

“Të zhdukim zhurmën e kacavjerrjes. Ju duket çdo gjë sterrë. Trashëgimia kulturore kërkon mbi të gjitha vizion por kjo ju mungon se edhe një trashëgimi kulturore e privatizuat. Çfarë ndodh kur opozitarizmin e konsideroni luks dhe jo përgjegjësi dhe mungesës së një debate bazuar mbi argumente dhe logjikë. Krijimtaria juaj kapi kulmin kur kuptuat që mund të bëni lokale e kioska pranë kalave. Përpjekja më e arrirë ishte mungesa e çdo veprimi dhe lënia në harresë.

Kjo është merita më e madhe se e kuptuat trashëgiminë kulturore si plaçke të vjetër të hedhur në sënduk dhe e quani fatkeqësi faktin që investohet. Ne e çojmë përpara trashëgiminë kulturore, nuk është vetëm guri i parë i vënë por çdo shtresëzim i njerëzimit. Nuk mund ta zgjas e të jap shembullin e krijimit të identitetit për ata që identitetin e kanë harruar. S’dua ta përplas më fjalën time në mure e karrige” tha Margariti.


Lajmi kryesor:

Interpelanca për trashëgiminë kulturore/ Zhupa: Ministrja duhet të ishte shkarkuar, 37 monumente të zhdukura! Margariti: Sitet e trashëgimisë, mundësi punësimi


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?