Gjyqtarja Mimoza Margjeka e ka lidhur çështjen e saj dhe vendimin arresht shtëpie ndaj saj për akuzat e korrupsionit edhe me një tjetër dosje që kishte në dorë.
Përveç mandatit të kryebashkiakes Valbona Sako së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ajo thotë se kishte në dorë një dosje për trafik droge, ku bëhej fjalë për 8 ton drogë ku ishte i përfshirë një drejtor Kufiri.
Margjeka tha se kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.
"U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit futi drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot", tha Margjeka.
Lajmi kryesor: