Margjeka nuk "mbahet" pas seancës: Le të shfaroset familja ime, mandatin s'ia dhashë se nuk e meritonte! Përplasja me policët: Mos më prek zonjë se do të plas andej (VIDEO)

1 Tetor 2020, 11:39| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 12:04

  • Share

Me tone të ashpra ka "shpërthyer" gjyqtarja Mimoza Margjeka në dalje të seancës pasi u la në fuqi masa arrest shtëpie për të dhe masa arrest me burg për bashkëshortin e saj Arben Cara, të akuzuar për korrupsion. 

Në dalje të seancës ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar që të flasë. Margjeka thotë se gjithçka është politike për për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.

"Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t'i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (perplaset me policet).

Mos më kap mor, ik ore andej, ska asnjë provë kërkova median në proces nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vetingun. Mos  më prek moj më lër të flas ( bërtet).

Klodi të lutem se ty të besoj merre dosjen dhe shikoje nuk ka asnjë provë e kanë bërë gjyqin të fshehtë dhe me frikë sepse dola përballë me një vendim të drejtë . E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës.

Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor,  ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej.

Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Arrest shtëpie për Margjekën dhe burg për të shoqin/ Gjyqtarja tensione me policinë: Vendim politik! Kisha në dorë dosjen me 8 ton drogë, i përfshirë drejtori i Kufirit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?