Mariana Kondi rrëfehet 'N’kohë': Nëse do më jepej mundësia, do ikja që tani nga Shqipëria! E vërteta e pagesës nga vëllezërit Veshaj që akuzoi Einxhel (VIDEO)

5 Shkurt 2022, 21:51| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 08:49

  • Share

TIRANË- "Mjeshtër i Madh” e dekoruar pak ditë më parë, Mariana Kondi rrëfeu sot në një intervistë për Report Tv  rrugëtimin e saj artistik. E ftuar në emisionin ”N’kohë” me gazetarin Ermal Qori, në një intervistë në natyrë, Mariana ka pranuar sfidën e  gazetarit për të peshkuar, ndërsa solli në kujtesë edhe një episod me mjeshtrin e skenës, aktorin Kadri Roshi.

"Ishte një ditë e bukur kështu si sot, kur xhironim  filmin “Fejesa e Blertës”, më kujtohet kur Kadri Roshi më tha:”Do vish të shikosh:”, I thash nuk më duket  e bukur, e kur më pyeti se çfarë më dukej e bukur, i thash, ja të më vij i dashuri për shembull tani do ishte e bukur", tha Mariana Kondi.

Mariana sqaroi për herë të parë edhe situatën për të cilën u përmend pak ditë më parë në një show televiziv. 

Gazetari:”Vetëm pak ditë më parë, në një shoë televiziv si Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?

Mariana:”Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur…

Gazetari:”Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e thatë që natyra është shumë e bukur dhe dielli është shumë i mirë, mund ta thuash…

Mariana:”E di, por kjo do të thuhet në një moment akoma edhe më të bukur…

Gazetari:”Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?

Mariana:”Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë…

Teksa rrëfente marrëdhëniet me aktorët e tjerë ndër vite, pyetjes së gazetarit se nëse do të bashkëpunonte më një aktor që nuk e pëlqente, Kondi ka veçuar Hervin Culin, duke  e cilësuar këtë të fundit një hic.

"Unë nuk jam te ato që më një që e kanë inat nuk luajnë.  Përveç drejtorit të Teatrit, madje nuk duhet thënë as drejtor se nuk është drejtor, vetëm fytyrën e atij nuk e duroj dot, ai është thjeshtë një hic, një fluks sapuni që çuditërisht nuk po ç'pohet akoma", tha aktorja.

Mariana shprehet se nuk do e ndryshonte asnjëherë këtë profesion, ndërsa ka ndar publikisht pengjet e saj më të mëdha.

”Jo nuk ma do mendja, unë në jetën time më përpara kisha një merak, tani kam dy. E para kasha merak se doja edhe një fëmijë tjetër jo vetëm një, ndërsa tani kam merak edhe largimin nga puna", tha ajo. 

Mariana nuk e mohoi faktin se dëshiron të largohet nga Shqipëria.

"Që në këtë moment po të më jepet mundësia, largohem nga Shqipëria. Ndoshta nuk është keq që e them, ishalla s'ma marrin për dobësi. Dua drejtësi, qetësi, kam nevojë për qetësi…ndoshta është brezi im. Dua një park, një vend për tu qetësuar, na duhen shume liqene  e shumë teatro të tjerë", tha Mariana.

Si rrallëherë, Mariana ka folur për bashkëshortin e saj, pavarësisht se atij nuk i pëlqen kjo gjë për faktin se nuk dëshiron të bëhet pjesë e punës së saj, ajo u shpreh se edhe sot ndjehet xheloze për të.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 06/02/2022 21:41

    Mos po iken dhe nje super aktore..

    Përgjigju
  • Lui: 06/02/2022 11:57

    Nuk e di çfarë mundësie pret kjo për të emigruar?! O i ka marrë kjo jetës në maksimum, o nuk i ka marrë askush. Atë që kërkon Marjana e gjen dhe këtu, qetësinë. Mjafton të shkosh në ndonjë fshat dhe rri jeto. Por mos kërko edhe qetësi, edhe shumë teatro sepse këto teatrot do bëhen për njerëzit dhe si rrjedhojë nuk do kesh atë qetësinë që kërkon. Kështu që ndaje mendjen. Çdo vend ka të mirat dhe të këqijat e veta. Shko jeto në ndonjë vend me qetësi në Europë dhe do të të duhet të punosh që të jetosh. Dhe të punosh rëndshëm madje.. Po kështu është kur flasin njerëz që nuk e kanë provuar emigrimin.

    Përgjigju
  • Një: 06/02/2022 03:39

    Pas kësaj e kanë radhën të marrin nga një dekoratë mjeshtri kovaçexhinjtë. Hajde president hajde!

    Përgjigju
  • vlora1: 06/02/2022 01:53

    Mjjeshter i madh kjo?Kur e degjon kete i madhi Kadri Roshi kthehet permbys ne var.Ketu titujt dhe diplomat jane xhvleresuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?