Marina Berlusconi

Bota

Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin

16 Shkurt, 20:55| Përditesimi: 16 Shkurt, 21:47

  • Share

"Për momentin, nuk mund të injorohet fakti që shumë nga ndërhyrjet e para të Trump-it kanë sjellë disa përfitime të menjëhershme për Shtetet e Bashkuara, por në planin afatgjatë strategjia e tij për të vënë vazhdimisht nën presion vendet e tjera do të shndërrohet në një forcë centrifugale gjithnjë e më të dhunshme, e aftë për të ndarë dhe përçarë komunitetin perëndimor".

Kështu deklaron Marina Berlusconi, presidente e Fininvest dhe Mondadori, në një intervistë për gazetën Il Foglio, që do të publikohet nesër, por nga e cila është dhënë një përmbledhje paraprake.

"Shpresoj me të vërtetë – vazhdon ajo – që vendi që ka qenë gjithmonë garantuesi kryesor i Perëndimit, të mos ketë tani një president që synon të bëhet ai vetë ‘shkatërruesi’ i Perëndimit, duke rrënuar kështu gjithçka që Amerika ka qenë në 80 vitet e fundit".

Sa i përket Big Tech, Marina Berlusconi shton: "Ekziston një problem i konkurrencës së pandershme i madh sa një shtëpi. Ata kanë arritur të imponojnë në jetën tonë të përditshme diktaturën e algoritmit".

Lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, presidentja e Fininvest shpjegon: "Për t’i dhënë fund këtij konflikti të tmerrshëm, një kompromis do të jetë i pashmangshëm, por jam absolutisht e bindur se fundi i luftës nuk duhet të përkojë me dorëzimin e Kievit dhe fitoren e Moskës. Ukrainës i duhen garancitë e nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e saj".

Vajza e madhe e Silvio Berlusconit thekson se "nëse do të ishte një paqe e ndërtuar mbi llogarinë e Kievit dhe Europës, nuk besoj se mund të konsiderohet si një e mirë" dhe përfundon se "nëse Europa do të përjashtohet nga zgjidhja që duket se po formohet, atëherë do të duhet të bëjë edhe një autokritikë të thellë"./ La Repubblica

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sudja: 16/02/2025 21:06

    Marina, je fantastike! Ke llogjike te qarte dhe ftohte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?