Moderatorja Marina Vjollca gjithmonë godet me veshjet e saj, të cilat kapin çmime realisht të kripura.
Së fundmi në emisionin humoristik "Klanifornia" ajo ka preferuar një fustan jeshil me një rrip në bel.
Pas daljes së saj mbrëmjen e djeshme, filluan spekulimet se sa mund të kushtonte një fustan kaq i bukur dhe faqja "what.they.wearin" publikoi dizenjuesen dhe cmimin e fustanit.
Sipas faqes fustani është prodhuar nga Elisabetta Franchi, një markë veshjesh italiane dhe kushton 529 euro.
Nuk është hera e parë që Vjollca zgjedh të vishet me marka luksoze, pasi mund të kujtojmë fustanin e kuq që zgjodhi të vishte për Diatën e të Dashuruarve, më 14 shkurt, që kushtoi plot 4871 dollarë.