Marina Vjollca zbulon për herë të parë portretin e së bijës

25 Nëntor 2023, 12:35| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 12:37

  • Share

Çifti i njohur i showbizzit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë përpjekur gjithmonë që ta mbajnë jashtë vëmendjes mediatike vajzën e tyre Marget, duke mos publikuar foto të fytyrës të saj në rrjetet sociale

Por duket se moderatorja ka bërë një përjashtim me rastin ditëlindjes së dytë të vogëlushes. Në sekuencat e një videoje të publikuar në Instagram, shfaqet portreti i Marget në profil.

‘Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi i jetës sime. Gëzuar ditëlindjen Marget, beba ime.” – shkruan Marina.

Marina dhe Geotari u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit 2021. Emri Marget është bashkim i emrave Marina dhe Getoar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?