‘I respektoj institucionet, nuk kërkoj kaos institucional’, tha Marine Le Pen për Le Figaro, më pas sqaroi se nuk do të bënte thirrje për dorëheqjen e Emmanuel Macron nëse e djathta ekstreme fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
‘Thjesht do të ketë simbiozë’, theksoi ajo.
Macron i shpalli zgjedhjet kombëtare të parakohshme pasi Tubimi Kombëtar i esktremit të djathtë e kaloi forcën e Macron në zgjedhjet europarlamentare një javë më parë.
Në Francë, performanca e forcës së ekstremit të djathtë në zgjedhjet e parakohshme të 30 qershorit dhe 7 korrikut do të shikohet nga afër si një pararojë nëse Le Pen mund të udhëheq partinë e saj në presidencë në zgjedhjet e 2027 dhe të mund Macron në zgjedhjet presidenciale.
‘Asgjë nuk do të më pengojë të shkoj në zgjedhjet presidenciale’, siguroi Le Pen.
Ndërkohë mijëra njerëz dolën në demonstrata anembanë Francës këtë të shtunë për të protestuar kundër së djathtës ekstreme përpara zgjedhjeve. Protestuesit hodhën shishe drejt policisë dhe efektivët përdorën gaz lotsjellës ndaj tyre.