Fotoja e fëmijës e postuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Shëndeti

Marini i vogël fiton betejën dhe kthehet në shtëpi, Manastirliu: Ja sa fëmijë e kanë përfituar bonusin

12 Tetor 2019, 11:20| Përditesimi: 12 Tetor 2019, 11:24

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi përmes një postimi në rrjetet sociale se 26,147 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur, që nga Janari 2019. Manastirliu ndau edhe historinë e Marinit, një foshnje që ja doli të fitojë betejën e jetës, falë kujdesit të ekipit mjekësor të Maternitetit “Koço Gliozheni”.

"Ka qenë një betejë e vështirë për Marinin e vogël, që erdhi në jetë vetëm 1100 gr. Por pas 69 ditësh në reanimacion, falë punës dhe përkushtimit të ekipit mjekësor dhe infermieror të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, djali aq shumë i dëshiruar për familjen Mullameti, është kthyer në shtëpi!

Marini është fëmija i 26,147 që ka përfituar bonusin e bebes, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur" shkruan ministrja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?