Armando Broja dhe Mario Mitaj

Mario Mitaj dhe Armando Broja më të kërkuarit, Juventus dhe Milan të dërguar special në Dortmund

15 Qershor, 18:43| Përditesimi: 15 Qershor, 18:48

  • Share

Juventus, Milan dhe klube të tjera të Serie A do kenë të dërguar special në Dortmund, ku sot në 21:00 luhet Itali - Shqipëri për Grupin B të Euro 2024.

Mediet italiane raportuan se drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli do të jetë këtë të shtunë në “Signal Iduna Park”, ku do të luhet ndeshja, jo vetëm për të parë mbrojtësin Mario Mitaj, por edhe për Brojën.

Broja është diskutuar shumë së fundmi nga mediet italiane, pasi pëlqehet shumë nga Milani me “Djallin” që i ka dërguar përfaqësuesit e tij tashmë në Dortmund, për ta ndjekur sulmuesin kuqezi nga afër.

Juventus ka shfaqur interes të lartë edhe për mbrojtësin Mario Mitaj dhe për këtë arsye drejtori sportiv Cristiano Giuntoli do ta ndjek nga afër ndeshjen Itali-Shqipëri, për të parë me vëmendje shqiptarin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?