Mario Mitaj

Sport

Mario Mitaj lë në hije Benzemanë, shpallet më i miri i ndeshjes te Al Ittihad (VIDEO)

23 Janar, 13:57| Përditesimi: 23 Janar, 14:00

  • Share

Al Ittihad fitoi dje 2-1 kundër Al Shabab për javën e 16-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Gjatë gjithë ndeshjes për vendasit në fushë luajti Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares.

Trajneri Laurent Blanc i besoi fashën e majtë të mbrojtjes, pasi më herët e kishte aktivizuar në mesin e fushës. Edhe këtë herë Mitaj nuk zhgënjeu dhe sipas "SofaScore" me notën 8.3 ishte më i miri në fushë.

Paçka se Benzema shënoi një nga golat e ndeshjes, ishte Mitaj që në fund u shpall më i miri në fushë.  

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?