Sergio Conceiçao

Sport

Mario Mitaj me trajner të ri, Al Ittihad zgjedh Sergio Conceiçaon për stolin

8 Tetor, 13:08| Përditesimi: 8 Tetor, 13:10

  • Share

Sergio Conceiçao është trajneri më i ri i Al Ittihad, pasi ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në krye të skuadrës saudite deri në qershor të vitit 2027.

Trajneri portugez, i cili më parë ka drejtuar ekipe si Porto dhe Milan, merr drejtimin e kampionëve të Arabisë Saudite me synimin për t’i rikthyer ata në majat e futbollit vendas dhe aziatik.

Së bashku me Conceiçaon, klubit i janë bashkuar edhe anëtarët e stafit të tij teknik, Joao Costa, Siramana Dembele dhe Fabio Moura si ndihmës-trajner, Diamantino Figueiredo dhe Vedran Runje si trajnerë portierësh, si dhe Eduardo Oliveira, analist i performancës.

Ky grup do të mbështesë përpjekjet e Conceiçaos për të ringritur skuadrën, e cila në radhët e saj ka yje të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante, apo edhe mbrojtësin e Kombëtares, Mario Mitaj.

Portugezi zëvendëson Laurent Blanc, i cili u shkarkua pas humbjes 2-0 ndaj Al Nassr në fund të shtatorit, një rezultat që nxori në pah vështirësitë e hershme të skuadrës në këtë sezon. Aktualisht, Al Ittihad renditet në vendin e tretë në kampionatin saudit dhe do të rikthehet në fushë pas pushimit ndërkombëtar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?